Adelina Farici “dorëzon çelësat”, Burrelin e fiton Rizvani me të cilin u tall Rama

Mati ishte një tjetër zonë që  të majtët e humbën. Kjo bashki u fitua nga demokrati Nezir Rizvani, i cili garoi përballë socialistes Adelina Farici. Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama u tall keq me kandidatin e djathtë, megjithatë kjo nuk ndikoi që ai të merrte votat e duhura për të qeverisur bashkinë kryesore në Mat.

Kryeministri u tall gjatë  fushatës elektorale, por sot Nezir Rizvani është fituesi i garës për Bashkinë e Burrelit.

Partia Socialiste e humbi  këtë zonë, pasi rikandidoi Adelina Farici.  

Nezir Rizvani doli në fund të procesit të numërimit të votave të 21- qershorit me 8150 vota, kundrejt 7969 votave që mori Farici.

Duket diferencë e ngushtë  por nëse do merret parasysh fakti qe Mati prej kohesh konsiderohej i të majtëve, të djathtët në këtë zonë kanë pasure një  rritje.

SHKARKO APP