Adelina Ismaili, dëshmi për vrasjen e një polici

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili, është thirrur sot për të dëshmuar në rastin e Enver Sekiraqës. Ky i fundit po gjykohet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza. Gjykimi i këtij rasti është i mbyllur për mediat.

Ismaili është dëshmitare e prokurorisë, e cila pretendon se Sekiraqa kishte kërkuar 9000 euro haraç nga këngëtarja.  Për këtë rast, në muajin janar kishte dëshmuar edhe Mona, nëna e Adelinës.

SHKARKO APP