Ademi letër Xhaçkës për pakot e ndihmave: 3 pyetje që kërkojnë përgjigje
Situata me pandeminë e Covid-19 ka prekur thellë ekonominë në vend. Edhe pse qeveria ka deklaruar se do të japë ndihma dhe po shpërndan pako me ushqime, akuzat politike nuk kanë munguar. Kryetarja në detyrë në Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një letër ministrisë së Mbrojtjes, ku i kërkon informacion se sa është fondi buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore. Ajo 3 pyetje, për të cilat thotë se me të drejtën që i jep ligji, kërkon transparencë të plotë për shpenzimet e qeverisë pas shpalljes së Fatkeqësisë Natyrore, që përfshin se çfarë ushqimesh ka në pakot ushqimore dhe se si është bërë shpërndarja në 61 bashkitë. Letra i është dërguar dhe Agjensisë për mbështetjen e Qeverisë Vendore për informacion.
Letra
1. Sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020?
2. Sa është sasia e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore (materiale higjienike) dhe të tjera, që ka përfituar nga buxheti i shtetit secila nga 61 bashkitë e vendit?
3. Cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje?
Pas marrjes së Vendimit për shpalljen e “Fatkeqësisë Natyrore”, qeveria deklaroi mbështetjen për individët dhe familjet në nevojë. Me të drejtën që jep ligji “Për të Drejtën e Informimit”, kërkoj transparencë të plotë.