FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ADN-ja zbulon rastet, shqiptari autor i përdhunimeve në Greqi

Një shqiptar akuzohet si autor i disa përdhunimeve në Greqi. Spartak Dyrmishi është autor i dy përdhunimeve, nga tre që akuzohej. Këtë fakt e zbuloi ADN-ja e kryer nga rrobat e viktimave.

45-vjeçari kishte probleme me alkoolin. Ai u identifikua nga autoritetet greke për shkak të erës së alkoolit. I ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja, ai është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë.

Rasti i fundit i përdhunimit ishte një javë më parë ku sipas denoncimit të njërës prej viktimave, ai e përdhunoi në stacionin e tramvajit në lagjen “Faliro” në një prej zonave më turistike të kryeqytetit, ndërsa vetëm një ditë më pas, i njëjti person tentoi të përdhunonte një tjetër, e cila pasi mundi të gjejë një lokal dhe të ndalojë makinën, u largua me vrap duke kërkuar ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia greke thotë se gjatë orëve në vazhdim do ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pritet publikimi i fotos dhe të dhënave të tij me qëllim raportimin prej viktimave të mundshme të rasteve të tjera të përdhunimeve ose të tentativave prej tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?