Adoleshentët nga Librazhdi vjedhin farmacinë në Vlorë

Dy adoleshentë u arrestua nga policia e Vlorës për shkak se kanë vjedhur xhiron një ditore të një farmacie në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë lokale, 17 vjeçari me iniciale E.Gj, dhe 16-vjeçari me iniciale B.B, të dy banues në Librazhd, kanë arritur të marrin një shumë prej 80 000 lekë.

“Policia ka bërë ndalimin e tyre për arsye se më datë 17.10.2016, në lagjen “Pavarësia” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur xhiron ditore të një farmacie në pronësi të shtetases K.M., 45 vjeçe, në të cilën kanë marrë një sasi parash prej rreth 80 000 lekë”, sqaron policia lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?