Adoleshentët thyejnë derën e shkollës “28 Nëntori” e vjedhin kompjuterat

Tre adoleshentë janë arrestuar për akuzën e vjedhjes së shkollës 9 vjeçare “28 Nëntori”. Sipas policisë adoleshentët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë thyer dyert e zyrave të N/Drejtorisë së shkollës dhe kanë marrë kompjuterat.

Policia e Tiranës njoftoi sot se G. D., 15 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 17 vjeç, banues në Tiranë “në rrugën “Lord Bajron”, në bashkëpunim me njëri tjetrin, (G. D. dh K. D.) në shkollën 9 vjeçare “28 Nëntori”, kanë thyer dyert e zyrave të N/Drejtorisë së shkollës, ku kanë marrë 3 kompjutera dhe 1 monitor”

Ndërsa D. I., ka përvetësuar mallin e shitur nga kjo vjedhje. Me cilësinë e provës materiale në banesë u sekuestruan sendet e vjedhura. Parashikuar nga Nenet 134, 25, 150, 287/b të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me cilësinë e provës materiale në banesë u sekuestruan sendet e vjedhura. Parashikuar nga Nenet 134, 25, 150, 287/b të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?