Adoleshenti që vdiq nga Covid kishte të shtruar te Senatoriumi dhe prindërit, babai në terapi intensive
Adoleshenti nga Elbasani që humbi jetën te Senatoriumi nga koronavirusi, ishte i shtruar në këtë spital sëbashku me prindërit.
Një fakt i tillë bëhet me dije nga burime pranë spitalit rajonal të Elbasanit. Fatmirësisht nëna e tij është shëruar, ndërsa babain e ka në gjendje të rëndë.
“Nëna është shëruar, ndërsa babai është tek spitali Covid 2 i shtruar prej një jave, në gjendje të rëndë. Është në terapi intensive, me mushkëri 100% të prekur nga virusi”.
17-vjeçar nga Elbasani që humbi jetën nga koronavirusi në spitalin Covid 2, ndodhej i shtruar prej gati një jave në gjendje të rëndë shëndetësore.
I riu nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese por gjendja e tij u përkeqësua gjatë qëndrimit në spital në terapi intensive.
Pas vdekjes se foshnjes16 muajshe për shkak të Covid, i riu nga Elbasani është viktima më e re në moshë në vendin tonë.
Fatkeqësisht një tjetër rast i rëndë është shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 28-vjeçare po nga Elbasani ka humbur jetën pak ditë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj.
Mjekët pasi kanë parë komplikacionet e të resë kanë vendosur që lindja e foshnjes të bëhej në muajin e shtatë të shtatëzënisë.
Luftën me Covid, fatkeqësisht 28-vjeçarja nuk ka mundur ta fitojë, ndërsa foshnja gëzon shëndet të plotë.