Adoleshentja shqiptare pasi e njeh në Facebook, zhduket me të dashurin invalid

 

Një vajzë adoleshente shqiptare është zhdukur bashkë me të dashurin e saj invalid. Historia e dashurisë mes vajzës së mitur shqiptare dhe të dashurit të saj italian 18-vjeçar, i cili është paraplegjik dhe lëviz me anë të një karrigeje me rrota, nisi në rrjetin social “Facebook”.

Të rinjtë kishin lënë takim në qendër të Romës dhe pasi janë takuar në prani të babait të djalit invalid, kanë kërkuar pak intimitet, po nuk u kthyen më.

Costantino De Rosa, 18 vjeç, rezulton i humbur prej orës 19:00 të mbrëmjes së diel të 1 nëntorit. Së bashku me të është larguar edhe e dashura shqiptare, 17-vjeçarja Afërdita rezidente me familjen e saj në Campagnano të Romës.

Babai i saj ka dëshmuar tek karabinierët se kishte lënë një takim me të birin tek “Piazza del Popolo”, por të dy të rinjtë nuk kanë mbërritur kurrë.

I riu italian jeton në San Cipriano d’Aversa, në Caserta dhe babai është njeriu që e ka shoqëruar deri në kryeqytet për takimin.

“Kemi bërë një xhiro së bashku dhe më tej është shoqëruar me vajzën që kishte njohur në rrjetin social Facebook, vajza nga Campagnano. Kemi shëtitur edhe me të nëpër Romë së bashku. E kishim lënë të takoheshim në një vend, por ai nuk erdhi”, tregon babai sipas mediave italiane.

“Constantino më kërkoi nëse mund të dilte për të ngrënë i vetëm dhe unë e lejova. E lanë të takoheshim në orën 19:00 tek sheshi, por nuk erdhi dhe në telefon nuk m’u përgjigj”, i ka thënë babai policëve në San Lorenzo.

 

SHKARKO APP