Adoleshentja u vetëvra, burg për 16-vjeçarin

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ”arrest me burg” për 16-vjeçarin me iniciale D.K, pasi shantazhoi një bashkëmoshatare duke e çuar atë drejt vetëvrasjes. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku vajza nga Berati ndërmori një veprim të rëndë për jetën e saj, pasi ka rënë pre e kërcënimeve nga një bashkëmoshatar. Ajo kërcënohej se do t’i publikonte një video, ndërsa e mitura ka zgjedhur vetëflijimin.

Sipas nënës së 16-vjeçarit, të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin prej gati dy vitesh. Babai i Adelës, vajzës nga Berati e mësoi lidhjen e tyre vetëm të premten, një ditë para se vajza e tij të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëhelmimit.

Babai i Adelës ka shkuar sërish në shtëpinë e tyre dhe siç tregon nëna, ai ka kërkuar të sigurohet që djali i ka fshirë nga telefoni i tij mesazhet dhe fotot me të cilat kërcënonte 16-vjeçaren. Ajo tregon se kur vajza u vetëhelmua dhe shkoi në gjendje të rëndë në spital, babai i Adelës ka marrë në telefon djalin e saj duke i thënë: ”Nëse i ndodh ndonjë gjë vajzës time, ti bëj gati arkivolin”. Më tej ka ardhur edhe arrestimi i të riut nga policia për përndjekje dhe kërcënime. Familjarët e djalit pretendojnë se fajtor për vdekjen e Adelës është vetë i ati i saj, dhe për të mbrojtur veten ai ka bërë denoncim kundër 16-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Historia përsëritet. Mentaliteti dhe presioni psikologjik i marrin jetën 16-vjeçares, Adela Cacit. Sipas njoftimit të policisë në Berat, adoleshentja u vetëhelmua me pesticide, pas përndjekes prej disa ditësh me mesazhe telefonike nga një bashkëmoshatar, nxënës në të njëjtën shkollë me të, në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat.

Adela jetonte në fshatin Duhanas, disa kilometra larg qendrës së qytetit të Beratit. Ajo shkonte çdo mëngjes në gjimnaz me furgon. ”Folëm me vëllanë, ai ka furgonin, i çon poshtë e lart fëmijët në gjimnaz dhe tha nuk e kuptoj, vajzë më e rregullt. Vinte në orar, mbaronte mësim dhe vinte direkt aty. Çupë punëtore, punonte në bujqësi. Vinte nga shkolla ndihmonte të atin, gjyshen, mamanë”, tregon një banor.

Menjëherë pasi vajza është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit, për ndihmë mjekësore, policia ka arrestuar 16-vjeçarin që Adela e njihte prej dy vitesh. Pasi ajo humbi jetën në QSUT të martën, i akuzuari po hetohet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale përndjekja.

E ëma e djalit, Mimoza tregon se prindërit e Adelës e dinin mbi raportin që të rinjtë kishin me njëri-tjetrin si dhe i kanë takuar 5 ditë më parë: “Ditën e premte vjen i ati i vajzës dhe takon burrin dhe çunin, e thotë që sot e tutje dua që kjo lidhje të ndërpritet. Çuni ato që ka në telefon, foto dhe mesazhe ti fshiji. I tha çunit fshiji, ndërsa ai vetë si fshiu se vajza nuk kishte telefon”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?