Adria Airways ofron dy destinacione të reja në qytetet Europiane

Për Adria Airways, viti 2015 ka filluar me zgjerime strategjike dhe shumë të rëndësishme të networkut me destinacione të reja në qytete europiane  duke u siguruar pasagjerëve nga Tirana akses direkt me lidhjet e rrjetit botëror të Star Alliance në drejtimet Bruksel dhe Paris ndërmjet Tiranës dhe destinacioneve të reja Europiane:

Aktualisht, Adria Airways realizon fluturime direkte nga Tirana në Frankfurt, tre herë në javë.

Duke zgjeruar networkun e saj në katër destinacione nga Tirana, duke filluar nga data 31 March 2015, përveç Lubjanës dhe Frankfurtit, Adria Airways do të ketë rrugët e para direkte nga Tirana në Paris dhe në Bruksel.  Pas kësaj, do të vijojë të ofrojë dy fluturime në javë drejt këtyre destinacioneve (Paris- Charles de Gaulle dhe Bruksel) çdo të Martë dhe të Shtunë. Në këtë mënyrë, Adria Airways do të jetë e vetmja linjë ajrore që ofron fluturime direkte nga Tirana në drejtim të Parisit.

Për më tepër, duke synuar që t’i shërbejë sa më mirë pasagjerëve të saj shqiptarë, në fillim të Marsit, si pjesë e promovimit të dy destinacioneve të reja të fluturimeve nga Tirana, Adria Airways ka lançuar website-n e saj në gjuhën shipe www.adria.al, duke qenë aktualisht e vetmja linjë ajrore operuese në Shqipëri që ofron shërbime në gjuhën shipe.

Adria Airways është një rrjet i plotë shërbimi rajonal i Star Alliance duke ofruar 29 destinacione nga qendra e saj në Lubjanë dhe nga tre pika të tjera ndërmjetëse në Prishtinë, Tiranë dhe Lodz. Që nga Dhjetori 2004, Adria Airways është anëtare e Star Alliance, shoqata më e madhe e linjave ajrore në botë.

Në bashkëpunim me partnerët e saj në Star Alliance, ajo siguron lidhje me destinacione fluturimesh interesante dhe të përshtatshme në të gjithë botën. Si anëtare e Star Alliance, ajo siguron pasagjerët e saj me qasje në 27 linja ajrore. Së bashku ata lidhin 1,316 destinacione në 192 shtete.

Si pjesë e strategjisë së re, Adria Airways po vendos lidhje të reja ndërmjet qyteteve të mëdha në Evropën Perëndimore dhe Evropën Juglindore. Nga prilli 2015, Adria Airways do tu ofrojë pasagjerëve të saj fluturime direkte nga Tirana në Lubjanë, Frankfurt, Paris dhe Bruksel që do të ndiqen së shpejti edhe nga destinacione të tjera. Për më shumë informacione: www.adria.al

 

SHKARKO APP