Adrian Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje për publikimin e video-ve
Kompozitori Adrian Hila është paraqitur këtë mbrëmje në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje nga hetuesit e Krimeve Kibernetike.
Sipas të dhënave të bëra publike, pyetja e tij lidhet me publikimin dhe shpërndarjen në internet të materialeve intime, përfshirë video ku shfaqen persona të njohur.
Grupi hetimor po verifikon rrethanat e publikimit të këtyre materialeve, si dhe mënyrën se si ato kanë siguruar akses në rrjet dhe janë shpërndarë më tej online.
Hetimet vijojnë për të sqaruar rolin e personave të përfshirë dhe burimin e materialeve.

