Adrian Hoxha: Rama mund ta arrestojë Berishën

 

Në emisionin “Pa Rrotlla” të Milaim Zekës, Hoxha sërish hedhë akuza të rënda ndaj Sali Berishës, duke thënë se ai dha urdhër për vrasjen e babait të tij. “Unë e konsideroj urdhërdhënës të vrasjes së babait tim”, thotë Hoxha për Sali Berishën.“ Mendoj se Edi Rama ka guxim për ta arrestuar edhe Sali Berishën”, thotë Adrian Hoxha. Ndryshe, familja Hoxha ka nisur protesta në vende të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.

Ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e familjarit të tyre.Pak ditë më parë, në Rubikon, Adrian Hoxha deklaroi se drejtësia shqiptare nuk është e interesuar të merret me këtë rast.“Ata nuk janë të interesuar ta çojnë përpara. Prej vitit 2013 rasti është në Gjykatën e Lartë dhe nuk është mbajtur asnjë seancë për këtë rast”, ka thënë ai. Hoxha pati akuzuar sërish Berishën se me anë të strukturave të tij po pengon zbardhjen e Hoxhës. “Kjo tregon se sa e pengojnë strukturat e Sali Berishes zbardhjen e rastit”, ka thënë Hoxha në “Rubikon” të KTV’së.

Remzi Hoxha u vra në vitin 1995 në Tiranë. Siç është provuar nga një process gjyqësor ai u vra dhe kufoma e tij u zhduk prej disa nga drejtuesit e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK). Në lidhje me këtë rast, Gjykata për Krime të Rënda në Tiranë ka dënuar Ilir Kumbaron me 15 vite burg, por ai është në arrati. Akoma nuk është kapur nga Interpoli.

Por a ka fuqi e takat  Edi Rama të arrestojë Sali Berishën?- është një pyetje që lind pas kerkesës së djalit të Remzi Hoxhës. Fuq ligjore ka plot , porse Rama nuk ka takat. E di mirë edhe ish-lideri i PD-së se kryeministri socialist ka frikë ti afrohet Berishës e jo më ta arrestojë. Rama u mundua të hiqte qafe Ilir Metën me mendimin se mund ta arrestonte dhe ti merrte votat e LSI që tashmë plot 270 mijë vota, por dështoi. Meta sulmoi dhe për pak sa nuk i rrëzoi qeverinë. Ndërsa të arrestoj Berishën duhet që kryeministri të ikë në Maqedoni siç iku me brekë katundarësh Fatos Nano në shtator 1998, kur u dogj kryeministria.

Ndaj edhe shpresa e djalit të Remzi Hoxhës duket e pa realizuar, për Berishën.

 

SHKARKO APP