Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Adriatik Dosti: Bajko shfaqet më i sinqertë se kurrë

35 vite KOHA JONË E premte, 20 Nëntor 2020 18:53
Adriatik Dosti: Bajko shfaqet më i sinqertë se kurrë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 16 Nëntor 1995 në KOHA JONE)
Nga  Adriatik Dosti-
Në konferencën e shtypit pas ndeshjes, që zgjati 40 minuta, përballë gazetarëve të shumtë sportivë të vendit e nga Uellsi, Bajko dhe Gould nuk kanë përtuar madje me zell dhe shumë sinqeritet kanë folur jo vetëm për takimin mes tyre, por edhe për shumë probleme të tjera në dobi e progres të futbollit të vendeve të vogla. Kanë qenë një numër i madh pyetjesh për dy trajnerët nga ana e gazetarëve. Por, kanë qenë dhe përgjigje vërtet të mençura, të sinqerta dhe mjaft domethënëse nga dy “kundërshtarët” e 15 Nëntorit. Fillimisht Gould tha se nuk e priste një 11-metërsh të dhënë aq shpejt. – Më ndryshoi fytyra kur gjyqtari drejtoi dorën tek pika e bardhë. Nuk kam asnjë pretendim për të. Dua të shtoj se ai gjykoi mjaft mirë. Ekipi ynë i ri dhe i mbledhur vetëm për tre ditë luajti mirë. Unë jam i kënaqur prej tij. Ne shënuam një gol të zgjuar dhe të shkëlqyer. Disa herë u tremba nga gjuajtjet e shkëlqyera të numrit dy tuaj (Ledio Pano). Ishim dhe pak me fat, pasi dy herë na shpëtoi shtylla. Kur të vij herë tjetër në Shqipëri, do të dëshiroja që fusha të ishte më e mirë. Mendoj se me këtë dëshirë timen bashkohet edhe trajneri juaj. Pyetjes se ku e sheh dallimin e ndeshjes së Shqipërisë në Kardif me atë të Tiranës, ai ju përgjigj se nuk ka qenë në atë kohë trajner i Uellsit dhe takimin e ka parë në videokasetë. – Me sinqeritet dua t’ju them se ju ishit pa fat në Kardif. Duhet të shënonit. Sot mendoj se nuk ishit në nivelin e asaj ndeshje, por niveli i futbollit shqiptar shoh se është rritur mjaft. Rreth asaj se a përfaqëson renditja në klasifikim nivelin e vërtetë të ekipeve, Gould tha: E kam të vështirë të përgjigjem saktësisht, pasi unë kam vetëm tre ndeshje që drejtoj Uellsin. Më pas ai shtoi se ekipi i tij nuk u ambientua dot me fillimin e ndeshjes në të dy pjesët e saj. Ju sulmuat shpejt edhe mirë në të dy pjesët, por jo gjatë gjithë lojës. Ndërkohë skuadra jonë e mori veten gradualisht. Të dy ekipet kanë nga një numër II të madh. Ne Giggs dhe ju Pano. Ne patëm disa mungesa dhe kjo ndikoi disi në lojën e ekipit. Giggs, tha ai, është vazhdimisht nën presionin e publikut, por gjithsesi vazhdon të mbetet numri 1 i futbollit në Uells. Unë kthehem në Kardif me humor të shtuar, pasi nuk humba në Tiranë. Ekipi im është grumbulluar të hënën dhe jam kurioz të di se kur është grumbulluar skuadra juaj, tha duke qeshur Gould. Në çast ka ndërhyrë Bajko, pasi se kur është grumbulluar Uellsi, atij i është dukur një pyetje provokative nga një gazetar shqiptar. Problemet i kemi njësoj, shtoi Bajko. Por në Shqipëri është shumë më vështirë për të punuar me futbollin se sa tek ju. Problemet tek ne janë të ndryshme dhe të natyrave gati të pabesueshme, tha trajneri i të kuqve. Dhe shtypi i di mirë këto gjëra. Më 12 Dhjetor ne dhe ju, tha duke përfunduar konferencën e tij të shtypit Gould, duhet të përgatitemi për shortin e ri të Kupës së Botës. Ju nëse vazhdoni të paraqiteni kështu, gjithkush do ta ketë të vështirë me Shqipërinë. Shqipëria dhe Uellsi janë vende të vogla por po luajnë futboll të madh, pavarësisht nga rezultatet dhe klasifikimi. Edhe ne, edhe ju, e tronditëm Gjermaninë në fushë të saj. Vendet e vogla janë drejt progresit. Shikoni Zvicrën e Norvegjinë se çfarë futbolli kanë – përfundoi ai dhe pas shtrëngimit të duarve me Bajkon dhe një përshëndetje me të gjithë gazetarët, me një humor të këndshëm tha një “goodbye”, dhe u largua nga salla…
Radha i erdhi Bajkos…
Së pari, dua t’ju them se të paktën sot nuk dëshiroj që askush nga ju të më bëjë pyetje provokative e të më ngacmojë. Jam i lodhur dhe dua të qetësohem, e filloi ai “përplasjen”me gazetarët. Shqipëria po hap një dritare të re në futbollin evropian. Nuk kam dëshirë të më pyesni për gjëra që nuk më takojnë mua. Me kombëtaren nuk merret vetëm Neptun Bajko. Gjithsecili duhet të ndjejë përgjegjësi për punën që i takon me të. Qëllimi ynë është i përbashkët, u tha ai gazetarëve. Unë mendoj se të gjithë i duam të mirën kombëtares dhe futbollit shqiptar. Pra, hajdeni ta ndihmojmë, të ngjitet ku i takon futbollit shqiptar. Kombëtares që nga koha që e drejtoj i kam dhënë gjithçka të mirë timen që di. Ndërrimi i targës nuk e ndërron makinën. Unë nuk i kam ndërruar “targën” kombëtares, por besoj se i kam zëvendësuar motorin, – tha ai. I pyetur për lojën e Panos dhe rezultatin e ndeshjes Bajko shpjegoi se është i kënaqur nga loja e Ledios. Ai ka qenë dhe mbetet lojtar i përfaqësueses së Shqipërisë, sa herë të plotësojë kërkesat e mia si trajner i saj, aq herë do të jetë i mirëpritur. Ndeshja edhe mund të fitohej. Ajo duhej fituar ashtu si u zhvillua takimi. Koha e keqe, fusha dhe mungesa e spektatorit, si dhe në disa raste loja pa ritëm, pa nerv, pa motive frymëmarrje, na penguan ta arrijmë këtë objektiv. Ato na bënë të mos shfaqen vetitë më të mira individuale të futbollistëve dhe në përgjithësi të ekipit. Bajko u shfaq si kurrë ndonjëherë me kulmin e sinqeritetit të tij përballë gazetarëve bashkëkombës. Problemet që ekzistojnë janë të ndryshme, të pabesueshme dhe të shumta. Shqetësimet gjithashtu, ato janë reale dhe nuk janë abuzive, siç ka shkruar ndonjë gazetë. Mua më vjen sinqerisht keq kur aludohet rreth problemeve dhe shqetësimeve që kam unë dhe kombëtarja. Vërej me kënaqësi se ka ndryshuar sistemi i lojës së përfaqësueses sonë, mentaliteti i saj. Të thirrurit japin maksimumin. Unë do të vazhdoj të bazohem tek lojtarët që luajnë jashtë vendit. Dua t’i falënderoj përzemërsisht ata për gatishmërinë dhe sakrificën që treguan në çdo ndeshje. Dëshiroj si çdo trajner i kombëtares që niveli i kampionatit tonë të vijë në rritje. Me këtë kombëtare që dha aq shumë duhet të krenohemi të gjithë. Ka vend për të analizuar edhe të metat e mia dhe të saj, pasi kështu do të korrigjojmë shumë gjëra dhe do të mund të ecim përpara. Kurrën e kurrës nuk mund t’jua pranoj ju z. Dizdari, – ju drejtua ai kryeredaktorit të gazetës “Sporti”, që të më akuzoni në faqet e gazetës suaj për korrupsion! Jam shumë i lodhur vazhdoi Bajko, por do të vazhdoj të punoj dhe t’i jap futbollit shqiptar gjithçka të mirë që di. E ndjej që duhen rregulluar shumë gjëra në futbollin shqiptar, por për to duhet të punojmë të gjithë. Përvoja e Birçes, ju tha Bajko me sinqeritet gazetarëve më ka mësuar shumë. Unë kam jetuar me shqetësimet e tij dhe ato më kanë vlejtur mjaft edhe pse në atë kohë nuk isha trajner i kombëtares. Duhet të dini se çfarë nuk bëjnë ekipet ku luajnë lojtarët tanë në Evropë, për t’i penguar ata për të ardhur në ndeshjet e radhës. Rasti i Zmijanit në Arabinë Saudite dhe në Gjermani flet më shumë se çdo gjë tjetër për këtë fakt. Të ardhmen e shoh me besim. Duhet urgjentisht të formojmë ekipet Shpresa dhe Olimpike, pasi këto janë hallka më të sigurta e zinxhirit për ekipin kombëtar. Duhet të analizojmë çdo gjë në mënyrë që të jemi të përgatitur për shortin e ri të Kupës së Botës. Lojtarët e rinj duhen ndjekur kudo që janë ata. Kërkoj me sinqeritet ndihmën e shtypit. Ai me informacionet e tij reale mbi gjendjen e lojtarëve tanë ndikon jo pak në një kombëtare të mirë. Kombëtarja kërkon fondin dhe buxhetin e saj. Unë kurrë nuk do të pranoj ndërhyrje në grumbullim dhe në formacion. Edhe nëse kam bërë ndonjë gabim, këtë e kam bërë nga mosnjohja e formës së futbollistit, pasi nuk kam patur mundësi ta ndjek atë atje ku luan. Nuk është gjithçka leku, përfundon Bajko. Por pikësëpari motivimi i rëndësishëm se luan për kombin tënd dhe kërkon të jesh dikushi në futbollin evropian. Më pas mes shtrëngimit të duarve dhe përqafimit me shumë gazetarë ai nxitoi ta ndante këtë kapitull të mbyllur në sensin pozitiv edhe me bashkëshorten dhe djalin e tij…
Thanë pas ndeshjes
Neptun Bajko: Falënderoj ekipin për gjithçka që bëri gjatë gjithë ndeshjeve për Euro 96. Paraqitja dhe lojërat e kësaj përfaqësueseje i hapin rrugën për më tej futbollit shqiptar. Mund të fitonim por edhe barazimi nuk është i keq. Një moment naiv na ndëshkoi.
Sokol Kushta: Të them të drejtën nëse ju e prisnit një herë, unë e prisja 10 herë fitoren me Uellsin. Nuk jam i kënaqur me rezultatin. Nuk më entuziazmon vetëm fakti që kam shënuar 10 gola për kombëtaren, se sa ajo që kombëtarja e Shqipërisë pothuajse këtë edicion ka shënuar në çdo ndeshje.
Artur Lekbello: Siç e filluam dhe kur shënuam, mendova se do ta arrinim patjetër fitoren. Një “xhentilesë” e panevojshme ndaj uellsianëve nga ana jonë na ndëshkoi me gol. Padyshim që nga kjo kombëtare pritet më tepër. Ndeshjen më të mirë do të vlerësoja atë me Bullgarinë në Tiranë.
Ilir Shulku: Ndeshjen duhet ta kishim fituar. Barazimi nuk mendoj se është dhe aq i keq. Kam mendimin se loja nuk u ngjit në nivelin e disa ndeshjeve të tjera që ka bërë kombëtarja jonë.
Rudi Vata: Rezultatin e quaj të kënaqshëm. E filluam mirë, por Uellsi u përshtat më mirë me terrenin dhe hyri në lojën që donte. Lojtarët tanë nuk arritën të jenë superiorë në teknikën individuale ndaj kundërshtarit. Nuk u ngjitëm dot në nivelin e takimeve të tilla si me Gjermaninë e Bullgarinë. Shpresoj të mos jemi renditur të fundit. Nuk e meritojmë të jemi aty.
Hysen Zmijani: Edhe pse terreni ishte i vështirë, mundësitë ishin për ta fituar këtë ndeshje. Gabojmë në momente kur nuk i presim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 7 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 7 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 7 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 6 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 7 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 9 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.