Adriatik Lapaj: Ja pse kërkoj debat me Edi Ramën

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj foli edhe për sfidën publike që ai i ka bërë kryeministrit Edi Rama për të dalë në debat me të. Lapaj ngriti një sërë pyetjet, por dha edhe disa përgjigje se pse ai e kërkon këtë debat në këtë moment me kryeministrin e vendit.

“E para, duhet të dakordësohemi, a duhet të ketë debat politik në këtë vend? A duhet që drejtuesi i një shteti duhet të dalë në debat para zgjedhjeve? Ju jeni dëshmitarë që ai nuk i lejon ministrat të dalin në debate? A duhet të kenë shqiptarët një parballje të ideve me atë që i drejton dhe ata që janë sfidantët? Unë besoj që duhet të ketë. Unë si një kandidat në këto zgjedhje që drejton një subjekt politik, që mund të jetë shumë i vogël, por mund të rezultojë i mesëm, por edhe i madh. Kjo mbetet për t’u parë.

A ka të drejtë edhe në emër të atyre që përfaqësoj ta thërras në debat liderin e mazhorancës? Unë nuk mund ta thërras Ramën e ti them, ti dil në debat me Berishën. Do të ishte logjike kjo? Do të ngjaja si idiot. Unë dal dhe e sfidoj në debat kryeministrin e vendit tim në raport me idetë që forca politike që unë kam përfaqëson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë as po e dhunoj zotin Rama, as po e shaj, as po e fyej, as po e kërcënoj, unë po i them që në një demokraci funksionale, ai që ka pushtetin duhet të dalë në debat me rivalët. Pastaj, nëse vijmë te diskutimi a e meritoj unë të jem në debat me kryeministrin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë bëj pyetjen, shtetasit e Republikës së Shqipërisë, a janë të barabartë para ligjit? A ka një ligj për partitë politike që përcakton si organizohen partitë politike? Përtej kësaj, a përfaqësoj unë sot mijëra qytetarë që vijnë në aktivitetet tona? A e meritoj unë të jem në debat me Ramën, këtë e vendos standardi që kemi vendosur me njerëzit, por që debat duhet të ketë, duhet të ketë”, tha Lapaj në A2 CNN.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?