Adriatik Lapaj në Milano; Turi i takimeve “Shqipëria Bëhet” mbledh qindra bashkëatdhetarë

Aktivisti i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar me turin e takimeve, kësaj here në Milano ku ka gjetur një mikpritje emocionuese nga qindra bashkëatdhetarë.
Organizimi i këtij takimi është fokusuar në mbajtjen e fjalimeve të disa prej figurave pjesë të jetës publike në vend dhe të angazhuar tashmë si pjesë e shoqërisë civile.
Disa nga rrugëzgidhjet nëpërmjet të cilave Shqipëria mundet të bëhet, sipas folësve në takimin e lëvizjes më të re politike janë: vullneti, meritokracia dhe vendosja në krye e njerzve të duhur.
Juristja dhe aktivisjta për të drejtat e njeriut Edlira Çepani e vendosi theksin gjatë fjalimit të saj, se sa krenare dhe e lumtur ndihej të shihte shqiptarët kudo në botë të cilët ja kanë dalë dhe sipas saj shqiptarët mundet t’ja dalin në një vend ku ka rregulla e të drejta.

Në të njëjtën linjë fjalimi ka vijuar edhe ish-humoristi Florjan Binaj i cili ka theksuar se bashkimi është i vetmi element që mundet t’i çojë përpara shqiptarët dhe të mbyllë plagën e largimit masiv këto 33-vitet fundit.

Ndërkaq vetë Lapaj u shpreh se është bukur të shohësh kaq shumë njerëz së bashku në të gjitha takimet e realizuara deri më tani të cilët sipas tij nuk u janë paguar furgonat apo nuk janë kërcënuar se do të hiqen nga puna.
Në fund ai u shpreh se Shqiperia mund të bëhet vetëm falë diaporës së jashtëzakonshme që ka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?