Adriatik Lapaj: Nëse nuk e japin, Balluku mund të arrestohet dhe në zyrë

Adriatik Lapaj jep mendimin për seancën në Kushtetuese të zv/kryeministres Belinda Balluku. Ai theksoi se faktet dhe të dhënat kanë treguar se shteti ka dështuar sepse kanë kthyer korrupsionin në sistem.

”Kryeministri është i ndërgjegjshëm që ato punë as Belinda dhe as të tjerët nuk i kanë bërë vetë. Nuk dua të bëj parashikime, por të dhënat, faktet dhe mënyra se si po veprohet tregojnë që mazhoranca nuk do ta japë imunitetin e Ballukut. Kjo është gabim sepse pozicionohen përballë drejtësisë.

Është një fund i pashmangshëm dhe nuk mund t’i ikin asaj që kanë bërë dhe herët apo vonë do të shkojnë përpara drejtësisë. Nëse nuk procedohet i kërkohet heqja e imunitetit, parlamentit. Unë gjykoj se nëse nuk e japin mund të ndodhë që Balluku të arrestohet dhe në zyrë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?