
Avokati Adriatik Lapaj bashkë me aktivistë të tjerë. do të formojë një subjekt të ri politik në muajin shtator. Lapaj tha se forca e re do të jetë një Lëvizje, ndërsa fillimisht do të regjistrohet si organizatë.
”Ne jemi lëvizje, jo parti, fillimisht do të regjistrohemi në Gjykatë si Lëvizje. Gjithë këtë e bëjmë për fëmijët tanë, nëse njerëzit duan të bashkohen, të vijnë, nëse janë rehat kështu siç janë, atëherë të rrinë”, tha Lapaj.
I pyetur për mënyrën e operimit të kësaj Lëvizjeje, Lapaj zbuloi se ajo do nisë me takime me qytetarët. “Po e them për herë të parë këtu, do të nisim me takime nga veriu i vendit. Kemi njerëz plot që duan të angazhohen dhe ne do e nisim nga veriu i vendit për të vijuar në gjithë Shqipërinë. Në shtator nisim takimet”, shtoi Lapaj.
