Adriatik Llalla bën lëvizje prokurorësh

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka urdhëruar lëvizje të reja sistemin e prokurorisë. Lëvizjet janë kryer në shumë prokurori, kryesisht lëvizje drejtuesish por dhe prokurorë të thjeshtë.

Vendimin për t’u bërë drejtues prokurorie e kanë marë Elvin Gogaj, Simon Pashuku, Shkëlzen Cena, Artur Ismailukaj, raporton “Shqiptarja.com” . Ndërkohë që shumë lëvizje janë kryer dhe për prokurorët e thjeshtë.

Emrat që lëvizin

Swiss Digital Desktop Reklama

Elvin Gogaj emërohet drejtues në Prokurorinë e Apelit Shkodër

Swiss Digital Mobile Reklama

Simon Pashuku nga Shkodra Drejtues në Prokurorinë e Lezhë

Artur Ismailukaj emërohet Drejtues në Tropojë

Zeqir Hoxha nga drejtues në Lezhë emërohet prokuror i thjeshtë në Tiranë.

Besa Nikhasani nga drejtuese në Apelin Shkodër prokurore e thjeshtë në Burrel

Shkelzen Cena emërohet drejtues në Prokurorinë e Peshkopisë

Urim Buci nga drejtues në Peshkopi, behet prokuror i thjeshtë në Peshkopi

Deniona Katro nga drejtuese Task-Force në Tiranë emërohet drejtuese në Task-Forcë në Durrës

Ndini Tavani emërohet drejtues në Task-Forcën Tiranë

Vladimir Mara nga prokuror i thjeshtë në Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Petrit Fusha është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk dihet nëse është dekretuar kjo lëvizje ng presidenti Nishani

Ramadan Troci është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk dihet nëse është dekretuar kjo lëvizje nga presidenti Nishani.

Mirela Mërtiri nga prokurore në Fier, emërohet zv/prokurore në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?