AECOM: Asgjësuam me sukses lëndët kimike në Shqipëri

 

Projekti ishte pjesë e Agjencisë së Reduktimit Kërcënimit të Mbrojtjes, (DTRA), programi për Asgjësimin e Lëndëve Kimike. 

“Shqipëria u bë pjesë e përpjekjes së parë të agjencisë për të shkatërruar armët kimike dhe ishte projekti i tyre i parë i rëndësishëm, në një vend tjetër jashtë ish-Bashkimit Sovjetik,” – raporton “AECOM” në faqen zyrtare ku njofton se ka ndihmuar Shqipërinë që të bëhet vendi i parë në botë për të shkatërruar stokun e deklaruar të armëve kimike.

Vendndodhja e projektit ishte vendosur në një zonë të largët dhe të pazhvilluar jashtë kryeqytetit të Tiranës. Duke qene se nuk kishte infrastrukturë, kërkohej nga  “AECOM” edhe furnizimi me energji elektrike, ujë, kontrolli i shkarkimeve, zgjerimi i rrugëve  dhe nevoja e komunikimit me një rrjet të furnizimit zinxhir. Për të ecur krahas  “OSHA”, ashtu edhe standardeve evropiane, u hartua një plan pune, duke përfshirë anët e sigurisë dhe ato mjedisore.  Kontrollet zhvilloheshin në katër gjuhë: anglisht, shqip, italisht dhe gjermanisht.

Projekti AECOM përfshinte një fuqi punëtore dhe nën-kontraktorë nga Amerika, Gjermania, Shqipëria, Italia, Republika e Maqedonisë, Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia.

Në Shqipëri të gjitha etapat janë përfunduar para afatit dhe brenda buxhetit të lejuar  nga DTRA, si dhe lejon Shqipërinë për të përmbushur kërkesat kritike që mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

* Për këtë projekt dhe për lëndët kimike që janë shkatërruar nuk ka pasur deri tani asnjë të dhënë nga autoritetet vendase, sikurse dihet se plani i dy viteve më parë për shkatërrimin e  lëndëve kimike nga Siria në Shqipëri u anulua pas kundërshtimit të qytetarëve.

A.M/Koha Jonë 

SHKARKO APP