Aeroplanë dhe internet. Ura e drogës midis Italisë dhe Shqipërisë
Rrugët e drogës janë të paparashikueshme. Midis internetit dhe avionëve, marrëveshja është aq fitimprurëse sa pavarësisht vigjilencës shumë të lartë nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit, janë gjetur gjithmonë mënyra të reja për të sjellë heroinë, kokainë dhe marijuanë në Itali.
Kështu e ka përshkruar e përditshmja italiane ”Il Giornale”, reportazhin mbi mënyrat e trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, e ku sipas shkrimit është kthyer në biznesin e preferuar të kriminelëve shqiptarë.
Sipas gazetës, kalimi apo itenerari ballkanok është një nga rrugët më të përdorura nga korrierët e vdekjes që ndërkohë kanë mësuar dhe të hapin rrugë të ndryshme, si për shembull në internet atu ku shitet dhe blihet praktikisht gjithçka. Sidomos drogë dhe armë. Më tej, reportazhi nënvizon se kjo është bërë biznesi i preferuar nga të nëntokës shqiptare.
Sipas raportit të tre mujorit të fundit të anti-mafias, në Itali ngarkesat me drogë që vijnë nga Maroku si hashashi, kokaina nga Amerika e Jugut, Heroina nga lindja e mesme, hyjnë në Mesdhe dhe vendosen në Adriatik. Që këtu, ngarkesa e cila ndahet dhe seleksionohet nga trafikantët shqiptarë në brigjet kroate, malazeze por dhe ato shqiptare, rindahet dhe dërgohet me mjete të ndryshme tek klientët italianë.
Më tej gazeta, shton se: ”Korrierët preferojnë fillimisht të ndalojnë në Pulia, që është edhe më pranë gjeografikisht për tu shpërndarë më pas në çdo cep të Italisë. Policia italiane është e bindur se shqiptarët janë aq të specializuar sa që nuk I frikësohen asnjë lloj distance për të dorëzuar porosinë e tyre. Operacionet e ndryshme të policisë italiane kanë zbuluar se droga vjen në brigjet italiane me varka, gomone të cilat udhëtojnë nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas”.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

