Aeroplani detyrohet të aterrojë pas krisjes së dritares së kabinës

 

Një aeroplan pasagjerësh i Turkish Airlines gjatë rrugës për në Stamboll bëri një ulje të detyruar në aeroportin Nuremberg të Gjermanisë të mërkurën, pasi dritarja e kabinës së tij kishte pësuar një krisje.

Aeroplani që po fluturonte nga Duseldorfi drejt Stambollit u ndalë në Nuremberg, rreth orës 2.58, ka bërë të ditur një zëdhënëse e kompanisë, transmeton Telegrafi.

Sipas medieve të huaja, pasagjerët ishin evakuuar nga aeroplani dhe ishin marrë në terminal për të pritur fluturimin e radhës, përderisa ekspertët e mekanikës kishin ekzaminuar dëmtimin e aeroplanit.

 

SHKARKO APP