Aeroplani i Lufthansa bën xhiro në qiell rreth 90 minuta, nuk dihen arsyet (Foto)

Fluturimi LH1644 i Lufthansa ka fluturuar në qiellin e qytetit polak Gdansk për rreth 90 minuta, për ‘arsye të panjohura’.

Aeroplani po udhëtonte nga Munich i Gjermanisë për në Gdansk.

Zëdhënësi i aeroportit në Gdans, Michal Dargacz, i tha një televizioni polak se për shkak të shikueshmërisë së dobët në Gdansk, Lufthansa vendosi të ulë aeroplanin në Varshavë.

Duke komentuar veprimet e fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se Lufthansa ‘po noton në ujëra të ftohta’ për shkak të rrëzimit të aeroplanit tjetër në Alpet franceze.

SHKARKO APP