Afat deri më 26 dhjetor, KQZ njofton qytetarët për qendrën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta mësojnë qendrën e tyre të votimit duke vizituar platformën elektronike të KQZ-së.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se përmes kësaj platforme qytetarët do të mund ta ndryshojnë përmes telefonit qendrën e votimit brenda komunës së tyre, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

“Deri më 26 dhjetor 2024, çdo qytetar me të drejtë vote nëse dëshiron që ta ndërrojë Qendrën e Votimit brenda komunës dhe ta caktojë atë sa më afër vendbanimit të tij, mund ta bëjë përmes platformës elektronike: http://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse të votuesit. Në platformën elektronike është e mjaftueshme që votuesi të shënojë numrin e tij të identifikimit dhe datëlindjen, dhe menjëherë do të shfaqen të dhënat për qendrën aktuale të votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse votuesi dëshiron që ta ndërrojë qendrën e votimit brenda komunës, duke e caktuar atë sa më afër vendbanimit të tij, mund të paraqesë kërkesën e tij përmes kësaj platforme dhe pasi kërkesa do të shqyrtohet nga KQZ, brenda një kohe të shpejtë do të marrë përgjigje”, njoftoi Elezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?