Afati deri më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Regjistroni fëmijët në shkolla përmes e-Albania

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë apel prindërve të kryejnë brenda 31 korrikut regjistrimin e fëmijëve që nisin për herë të parë shkollën në klasën e parë dhe klasën e dhjetë, përmes portalit e-Albania.

“Deri më datë 31 korrik kemi afatin për ta kryer regjistrimin, është shumë e rëndësishme që ju ta ndiqni të gjithë udhëzimin me kujdes për të parë cilat janë shkollat më afër vendbanimit tuaj dhe që ju shfaqen në sistem. Kjo na ndihmon të gjithëve nëse e bëjmë në kohë, të planifikojmë më mirë dhe të organizohemi më mirë, për orët dhe mësuesit që do t’u japin mësim fëmijëve tuaj në shkollat tona nga veriu në jug. Prandaj ju uroj proces të mbarë, mos e lini për ditën e fundit”, tha Kumbaro në një videomesazh drejtuar prindërve.

Prindërit duhet të ndjekin me kujdes udhëzimet në platformën e-Albania, ku do t’u shfaqen shkollat më pranë vendbanimit të tyre. Sipas ministres Kumbaro, përfundimi i regjistrimeve brenda afatit u mundëson institucioneve arsimore të planifikojnë në kohë organizimin e vitit të ri shkollor, shpërndarjen e nxënësve, hartimin e orareve mësimore, si edhe angazhimin e mësuesve në të gjitha shkollat e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sitemi është i hapur dhe prindërit që nuk e kanë bërë regjistimin e fëmijëve të tyre duhet ta kryejnë regjistriin online në mënyrë që të mos e lënë për ditët e fundit, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa vonesa dhe të mundësohet një organizim sa më i mirë për nisjen e vitit të ri shkollor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?