Agim Krajka shtang për përdhunimin e Alida Hiskut

Këngëtarja Alida Hisku, ka shtangur shumë persona në lidhje me rrëfimin rrënqethës së saj, ku flet në emër të grave të përdhunuara, e ndërsa kompozitori Agim Krajka e ka cilësuar si një rast të rrallë. Në rrëfimin e saj të hapur, ajo ka zbuluar një fakt tronditës, atë të përdhunimit të grave në qelitë e burgut nga prokurorët dhe sigurimsat. Gazeta “Shqiptarja.com” ka intervistuar kompozitorin e parë të Alida Hiskut, Agim Krajkën, që ka bërë këngën për Shurte Pal Vatën, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Kjo intervistë hedh një dritë në çështjen e marrëdhënieve të Sigurimit të Shtetit me artistët. Në këndvështrimin e Agim Krajkës “i gjithë populli ishte nën thembrën e sigurimit të shtetit. Askush nuk mund të mendonte se do të bënte një gjë që të mos ta merrte vesh Sigurimi i Shtetit”. Përderisa Alida Hiskun e denoncuan për ditar personal, s’do mend që kështu ka qenë, “edhe mendimet merreshin vesh”. Kompozitori Agim Krajka thotë se nuk e mban mend ngjarjen e Alida Hiskut. Ai nuk e mohon që Sigurimi i Shtetit ishte i lidhur me artistët.

SHKARKO APP