Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Lufta në Lindjen e Mesme po shkakton krizën më të madhe energjetike në histori

Lufta në Lindjen e Mesme po shkakton krizën më të rëndë energjetike që ka përjetuar ndonjëherë bota. Kështu u shpreh kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

Në një intervistë për radion France Inter, Birol theksoi se situata aktuale ka tejkaluar çdo krizë të mëparshme. “Kjo është me të vërtetë kriza më e madhe në histori”, deklaroi ai, duke shtuar se ndikimi i kombinuar i krizës së naftës dhe gazit është i paprecedentë.

Sipas tij, lufta mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ka goditur rëndë furnizimin global me energji, duke ndërprerë pothuajse plotësisht transportin detar në Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet kryesore të tregtisë botërore të naftës dhe gazit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kriza aktuale përkeqësohet edhe nga pasojat e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila detyroi Bashkimin Evropian të reduktojë ndjeshëm importet e gazit rus.

Swiss Digital Mobile Reklama

Birol rikujtoi se situata është më e rëndë se krizat historike të viteve 1973, 1979 dhe 2022 së bashku, ndërsa paralajmëroi se bota po hyn në një periudhë edhe më të vështirë. “Marsi ishte shumë i vështirë, por prilli do të jetë shumë më i keq”, tha ai, duke e cilësuar atë si një “Prill të zi”.

Në përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve, IEA ka vendosur të lirojë një rekord prej 400 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike globale, një masë emergjente për të stabilizuar tregjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?