Agjësohen 6555 bimë kanabis në Shkodër, 150 policë në aksion

Policia e Shtetit vijon operacionet antidrogë në të gjithë vendim. Kontrolle intensive janë zhvilluar në të gjithë qarkun e Shkodrës, ku është bërë i mundur asgjesimi i 6555 bimëve kanabis në proçes tharje

Në operacion mësohet se u angazhuan 150 forca policorenga FNSH e Tiranës, FNSH e Shkodrës, specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rendit dhe Sigurisë Publike dhe shërbimet e DVP Shkodër.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrolleve në vendin e quajtur “Fra i Madh” në Pult në 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

6555 bimët kanabis në proçes tharje u asgjesuan në vend me anë të djegies.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?