Agolli i përlotur: Loja e mirë s’mjaftoi

Kapiteni i zgjedhur i skuadrës për ndeshjen me Francën, Ansi Agolli, foli me lot në sy duke shprehur keqardhjen për humbjen e ekipit.

“Ishte ndeshje shumë e mirë, sidomos pjesa e parë, nuk i lamë hapësira kundërshtarit. Nuk i lamë asnjë rast për të sulmuar. Pjesa e dytë ishte e mirë gjithashtu por pësuam në fund. Na vjen keq se luajtëm shumë, megjithatë shohim përpara”, tha Agolli i prekur.

Megjithatë ai u shpreh se sëbashku me ekipin do të përgatitej shumë për ndeshjen e të dielës me Rumaninë në mënyrë që të fitonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Që nesër do përgatitemi për ndeshjen me Rumaninë. Do punojmë mirë që të fitojmë tre pikë sepse vetëm loja e mirë nuk mjafton”, përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?