Agron Duka: Çdo akt arrogant i Ramës vjen me kosto të lartë për vendin!

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, reagon pas deklaratës së fortë të PPE për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se çdo akt arrogant dhe i njëanshëm i mazhorancës vjen me kosto të lartë për vendin.

Sipas Dukës, izolimi i Shqipërisë është një faturë që mazhoranca duket e gatshme të pranojë në emër të makutërisë për pushtet.

“Çdo akt arrogant dhe i njëanshëm i mazhorancës vjen me kosto të lartë për vendin. Izolimi i Shqipërisë është një faturë që mazhoranca duket e gatshme të pranojë në emër të makutërisë për pushtet, por shqiptarët nuk duhet ta pranojnë kurrësesi. Askush nuk mund ta marr peng perspektivën europiane të Shqipërisë; sidomos në emër të një sovranizmi fals, që sot është mishërimi më kuptimplot i shprehjes së Samuel Johnson: Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve!”- shkruan Duka

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?