Agron Duka: Jam i dyti në në qarkun e Durrësit në listat e PD. Me Ramën nuk bëhem kurrë

Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit. Në emisionin “Open”, Duka ka zbuluar se Basha i ka premtuar vendin e dytë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit dhe nëse nuk e merr, nuk do të vrasë veten por do të tërhiqet nga politika.

“Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë veten. Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën por rri në shtëpinë time. Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet”,- tha Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?