Agron Duka për Vlora Hysenin: Ka kosto politike dhe kombëtare, minus për qeverinë shqiptare
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e quan ngjarje shumë të rëndë hetimin dhe masën e sigurisë së SPAK ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Për të çështja ka kosto të madhe politike dhe kombëtare, duke e lidhur përgjegjësinë politike me mënyrën e ushtrimit të pushtetit.
“Nuk është faji i Vlora Hysenit. Është faji i mënyrës se si është menaxhuar pushteti”, deklaroi Duka, duke shtuar se përqendrimi i vendimmarrjes ka krijuar një orientim të fortë drejt kryeministrit Edi Rama.
Duka solli në vëmendje edhe periudhën kur ai ishte ministër, duke përmendur ish-drejtorin e SHIK-ut, Fatos Klosi, si shembull të një drejtuesi me integritet dhe të pavarur nga ndikimet politike.
“Të ishte Fatos Klosi, ka qenë me integritet. […] Prandaj nuk zgjidhet një njeri i tillë, por dikush që mund ta orientosh. Nuk ka faj Vlora, por ka faj Edi Rama”, tha ai.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4160

