Agron Duka takim me strukturat e PR: Drejt fitores në vitin 2017

 

Partia Republikane ka nisur organizimin e strukturave të saj për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017. Deputeti Agron Duka ka zhvilluar dje një takim me kordinatorët kombëtare të Forumit Rinor të Partisë Republikane, ku është disktuar mbi procesin e riorganizimit në gjithë vendin.

“Sot u mblodhëm me koordinatoret Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Republikane ku diskutuam ecurinë e vitit të shkuar, arritjet e objektivave të përcaktuara, por edhe problemet që ka hasur forumi rinor në rrethe si dhe për problemet e brendshme te tij. Si cdo fillim viti politik te rinjte duhet te mbledhin energjite per te vene motoret e punes ne funksion drejt nje fitore te zgjedhjeve te 2017-es”,- shprehet Agron Duka në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Duka u shpreh se PR-ja është e hapur për gjithë të rinjtë edhe ata që kanë qenë të angazhuar më parë në forca të tjera politike. “Jane te rinjte ata qe duhet te largojne idete pesimiste dhe te kultivojne ide te cilat cojne drejt zhvillimit te vendit dhe duke i dhene fund nje keqeverisje. Ka ardhur koha qe te rinjte duhet te veprojne, ata duhet te jene aktore te mire, te rendesishem, te suksesshëm dhe frutdhënës ne jeten politike. Dua te falenderoj per kontributin gjithe anetaret e forumit rinor dhe kerkoj nga te rinjte te pa angazhuar, por edhe te angazhuar ne forca te ndryshme politike te na besojne, sepse premtimet tona nuk do te jene zhgenjyese!”,- u shpreh Duka.

I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryetari i Forumit Rinor të PR, Blendi Sulaj. Ai u shpreh se ky forum duhet të ndërtojë modeli më të mirë të organizimit të të rinjeve. “Të hapemi për çdo të ri që do të jetë pjesë e forumit tonë që mendon djathtas. Të përgatitemi edhe për zgjedhje të parakohshme”,- tha Blendi Sulaj.

SHKARKO APP