Agron Gjekmarkaj ju dhjeu në të…!

Nga Daniel Muçaku-

Humbja alarmante e PD-së së Bashës me 6 mars ku doli parti e tretë nga tre parti që konkuronin, është shqetsuese për të gjithë demokratët, por edhe për shoqerinë shqiptare, pasi ajo ka vulën e siglën zyrtare të PD së dikurshme, e cila ka bërë histori në Shqipëri.

Për çudi Lulzim Basha pas kësaj humbje të radhës, doli dhe tha se “nuk kam humbur asnjëherë”. Kjo jo vetëm të acaronte, por të bënte të merrje një shkop të madh dhe ti dilje përpara në mes të udhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha nuk është pa shkollë dhe pa njohuri për demokracinë. I njeh mirë dhe si lektor të merr në qafë, porse në praktikë ai po shkatërron PD-në, me qëllim apo pa të, akoma nuk dihet. Basha e ka shkatërruar dhe denigruar sa të vjen turp të thuash se jam në një post drejtues në këtë formacion politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje një intelektual dhe njeri me principe morale dhe politike dha dorëheqjen nga të gjitha postet në PD. Ai është Agron Gjekmarkaj. Deputeti i PD-së që mbante detyrën e nënkryetarit të PD-së, që e kishte marrë pak muaj me parë, dha dorëheqjen e parevokueshme, nisur nga humbja tmerruese me datë 6 mars. Ndërkohë shkaktari kryesor dhe që e ka drejtuar PD-në që prej vitit 2013 nga humbja në humbje, nuk dha dorëheqjen. Përkundrazi sipas burimeve nga qeveria e zotit Edi Rama, ai nuk ka asnjë mendje të largohet nga kryetar i PD-së.

Mbrëmë deri vonë në mesnatë grupi parlamentar demokrat ka debatuar dhe në shumicë të madhe deputetët e PD-së kanë kërkuar që Basha të jap dorëheqjen nga kryetar.

Ndërkohë Agron Gjekmarkaj i dhjeu në mes të zyrës së Bashës me aktin politik dhe burrnor, duke i thënë atij dhe servilëve afër tij, se nuk kam ardhur nënkryetar për të mbajtur zyrën apo makinën, por për të forcuar PD-në.

E çuditshme mbetet heshtja e Jorida Tabakut, e cila ka integritet të lartë dhe mbetet një ikonë në atë seli blu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?