Agron Shehaj: SPAK nuk bën show, një ditë Rama mund të përfundojë në qeli
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj komenton fjalimin e kandidatit të SHBA si ambasador në Tiranë dhe raportin IBAR të BE. Për të SHBA dhe BE janë në një linjë sa i përket luftës ndaj korrupsionit dhe mbështetjen ndaj Prokurorisë së Posaçme. Shehaj nënvizon se sot nuk e sheh më të pamundur që në qeli të përfundojë dhe kryeministri Edi Rama.
”SHBA është në krah të SPAK dhe kundër korrupsionit. U hodhën poshtë zërat pranë qeverisë që thonin ikën amerikanët. E vërteta është që vëmendja e SHBA dhe BE edhe me dokumentin IBAR tregon që ka një vëmendje maksimale në luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen e SPAK. Për mua SPAK nuk është i përkryer, por për 35 vite ka pasur pandëshkueshmëri, për mendimin tim tashmë gjërat kanë ndryshuar.
Fakti që nuk tremben nuk është argument. Isha unë në Kuvend kur nisën me Beqajn dhe të tjerë që nuk ishin të rëndësishëm aq nga sa pamë më vonë, thamë është fillimi nuk është ende drejtësi. Tashmë nuk jemi më në fazën e show.
Veliaj është kryetar bashkie në detyrë dhe ka 2 vite në burg. Jam i bindur se këtu do të marrë fund pandëshkueshmëria. Nëse mendoja para një viti që Rama mund të shkonte në gjyq apo të përfundonte në burg, sot mendoj që kjo është e mundur”.
KOHA JONË SONDAZH

