Agroturizëm Alpeta në Roshnik, Rama poston fotot: Një destinacion ku bashkohen natyra, tradita dhe mikpritja shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga agroturizëm Alpetën në Roshnik të Beratit, duke e cilësuar si një destinacion ku natyra, mikpritja dhe tradita ndërthuren në një përvojë autentike. Sipas tij, vizitorët në këtë agroturizëm kanë mundësinë të përgatisin receta tradicionale, të shijojnë verërat e kantinës, të eksplorojnë vreshtat dhe të njihen nga afër me jetën në fshat.

Kryeministri thekson se kjo sipërmarrje familjare është mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes Skemës Kombëtare që në hapat e parë të aktivitetit, duke u shndërruar në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

”Agroturizëm Alpeta, në Roshnik të Beratit, është një destinacion ku natyra, mikpritja dhe tradita shqiptare bashkohen në një përvojë autentike. Vizitorët mund të gatuajnë receta tradicionale, të degustojnë verërat e kantinës, të eksplorojnë vreshtat dhe të përjetojnë nga afër jetën në fshat.

Swiss Digital Desktop Reklama

E mbështetur nga AZHBR përmes Skemës Kombëtare që në hapat e parë të aktivitetit, kjo sipërmarrje familjare është shndërruar në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj, duke promovuar turizmin rural, prodhimet vendase dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?