AGSH dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca nga policia: Po raportonte, të lirohet menjëherë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. AGSH shpreh shqetësimin për shoqërimin nga policia të gazetares, e cila ishte duke raportuar nga protesta.

Postimi i plotë

AGSH dënon shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së të enjtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim serioz për shoqërimin nga Policia të gazetares së Citizens.al Vjolanda Peca, ndërsa ajo po raportonte nga një protestë.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që gazetarja shoqërohet gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

AGSH kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetares dhe një shpjegim publik nga Policia e Shtetit për arsyet dhe bazën ligjore të shoqërimit. Pengimi apo shoqërimi i gazetarëve gjatë raportimit nga protestat cenon drejtpërdrejt lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t’u informuar

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 410 (9.6%)
Jo 3853 (90.4%)

Vota totale: 4263