”Ahmetaj jo një shenjtor”, Gjekmarkaj: Akuzat e tij nxjerrin në pah tre probleme të mëdha

Arben Ahmetaj hodhi akuza ndaj mazhorancës dhe nënkryetari i PD-së, deputeti Agron Gjekmarkaj thotë se Ahmetaj nuk është një shenjtor dhe akuzat e opozitës ndaj tij ndër vite kanë qenë të drejta. I ftuar në ”Opinion”, Gjekmarkaj nënvizoi se për të janë tre probleme kryesore që shtrohen nga këto akuza dhe deklarime që ka bërë Arben Ahmetaj.
”Ajo që Ahmetaj thotë ju keni renditur aty, për mua shtrojnë tre probleme të mëdha si qytetar i këtij vendi. Shtrojnë problemin etik të kësaj qeverisje. A kemi një lukuni me vese që e qeveris këtë vend apo kemi një grup politik që udhëhiqet nga arsyeja për ta drejtuar politikisht këtë vend, por mendoj që kjo teza e dytë ka rënë 12 herë në këto 12 vite.
Pika tjetër është çështja politike. Cilët janë njerëzit politik që ka promovuar dhe ka Edi Rama dhe ka përgjegjësi për të gjithë këto për Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Saimir Tahirin. Një lider i cili i shet ata i marketon si ministra si figura publike ka edhe përgjegjësin politike.
E treta është çështja juridike. Unë mendoj që duke qenë objekt i SPAK, SPAK nuk duhet të kompleksohet. SPAK ka detyrimin që të hetojë për tunelin e Llogarasë, akuzat ndaj Belinda Ballukut, Edi Ramës për presion ndaj Erion Veliajt, për udhëtimet me charter dhe biznesmenë që kanë marrë troje në Tiranë, akuzat për resortet. Pra ai ka dhënë një dëshmi. E fundit ajo që tha Batoni për kanabizimin fakti është që doli siç tha zotëria në intervistë pavarësisht se si është bërë biseda atje brenda është skenar letrar apo jo, por e vërteta është kjo që Lazarati u mbyll e gjithë Shqipëri u kanabizua dhe dy tre avion u rrëzuan duke marrëkanabis në Shqipëri”.