Ahmetaj sfidon Bashën: Publiko dokumentet që më akuzon

 

Ministri i Ekonomisë, Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat e Bashës për dhënien me koncesion të një landfilli në qytetin e Elbasanit, me vlerë 10 milionë euro, një personi të favorizuar.

Ahmetaj shprehet se e sfidon kreun e PD që të bëjë publik qoftë dhe një dokument të vetëm të firmosur nga Ministri i Ekonomisë për dhënie koncesionesh për landfille.

Reagimi

"Në përgjigje të akuzave të bëra sot nga Kryetari formal i Partisë Demokratike në adresen time si Minister i Ekonomise për dhënien me koncesion të një landfilli në qytetin e Elbasanit, me vlerë 10 milionë euro, një personi të favorizuar nga une, e sfidoj pseudo Kryetarin e opozitës të bëjë publik qoftë dhe një dokument të vetëm të firmosur nga Ministri i Ekonomisë për dhënie koncesionesh për landfille.

E sqaroj Kryetarin e opozitës se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nuk ka qenë në asnjë rast autoritet kontraktues për ndërtimin, tenderimin apo koncesionimin e ndonjë landfilli. Ndërkohë për info të mëtejshme të Kryetarit formal, që të mos bëjë gafa të njëpasnjëshme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nuk e ka përgjegjësi as monitorimin, as standardet e ambientit apo asgjësimin e mbetjeve dhe për rrjedhojë, as landfilldet.

Ministri i Ekonomise e ka detyrim kushtetues te jete mik me sipermarrjen. Lufta kundër kancerit ambiental do të vazhdojë. Padituria nuk justifikon shpifjet. Ministri i Ekonomise e ka detyrim kushtetues te jete mik me sipermarrjen".

SHKARKO APP