Ahmeti-Policisë: Ndaloni dhunën, lironi Dollapin
Ish-shefi i Policisë, Krenar Ahmeti i ftuar në studion e RTV Ora bëri thirrje shokut të tij, drejtorit të përgjithshëm të ndalë dhunën dhe të lirojë sa më parë Sait Dollapin.
“Është e pafalshme që menaxhimi të dalë jashtë kontrollit dhe punojësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës të tejkalojnë përdorimin e forcës. Të mos jenë emotiv. E dimë që janë të lodhur dhe të rrish me maskë kundra gaz nuk është e lehtë por është e pafalshme që ata të dhunojnë qytetarët. Dollapi duhet patjetër të lëshojë zotin Dollapi. Me ato pamje që unë pashë zoti Dollapi duhet automatikisht. Ai duhet të japë urdhër lirimin e menjëhershëm të Dollapit. I bëj thirrje drejtorit të Përgjithshëm të zbatojë jo më shumë por vetëm atë që ka mësuar në shkollë. Nëse ai si drejtor i përgjithshëm merr urdhra nga lart dhe dhunon qytetarët, është shtrembëtor i përgjithshëm jo drejtor i përgjithëm. I lutem kolegëve të mos tejkalojnë përdorimin e forcës, çdo tejkalim force do i shkojë kundër tyre”.
KOHA JONË SONDAZH

