Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 14:35 Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi kryesor Te Ministria e Arsimit protesta ka përfunduar në përplasje. Po hidhet gaz lotësjellës dhe ujë me shumicë ndaj protestuesve sapo ata hodhën gurë dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ai trëndafil i bardhë mbi varrin e Papa Françeskut, shenjë e Shën Terezinës që e “dëgjoi”

Aktualitet E diel, 27 Prill 2025 15:52
Ai trëndafil i bardhë mbi varrin e Papa Françeskut, shenjë e Shën Terezinës që e “dëgjoi”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë gjithë jetës dhe papnisë së tij, Papa Françesku e theksoi lidhjen e tij me mistiken karmelite, së cilës – tregonte – i pati besuar një problem, duke i kërkuar “jo ta zgjidhte, por ta merrte në dorë dhe të më ndihmonte ta pranoja”. Si përgjigje, mori një trëndafil të bardhë. Kështu ndodhi edhe gjatë shtrimit në spitalin Gemelli. E tani, një trëndafil i bardhë duket mbi rrasën e mermertë të varrit të tij në Bazilikën e Zojës së Madhe

Mbi një tryezë mermeri, poshtë pikturave dhe ikonave, jashtë apartamentit të Papës Françesku në Shtëpinë e Shën Martës, vendosej gjithmonë një trëndafil i bardhë, i freskët. Ishte simbol i lidhjes së tij me “Terezinën”, shën Terezën e Lisieux a shën Terezën e Krishtit Fëmijë, së cilës i lutej gjithmonë për të kërkuar hire, duke i besuar ndërmjetësimit të saj vështirësitë e tij dhe të të tjerëve. Që mbrëmë, një trëndafil i bardhë është vendosur mbi një sipërfaqe tjetër, të ndryshme nga ajo e tryezës, por gjithnjë mermeri. Është rrasa e varrit me mermer nga Liguria, ku është gdhendur emri “Franciscus”, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, nën të cilën prehet për amshim Ati i Shenjtë Bergoglio. Nuk është për bukuri, por për të treguar vazhdimësinë dhe përkushtimin ndaj kësaj shenjteje mistike karmelitane.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Para 1 ore
Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të mas...

Para 1 ore
U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Para 2 orësh

Ajo lule e shoqëroi Jorge Mario Bergoglio-n gjatë gjithë jetës. Ai vetë flet për këtë në librin-intervistë “El Jesuita”, shkruar nga gazetarët argjentinas Sergio Rubin dhe Francesca Ambrogetti, të cilët, duke përshkruar bibliotekën e kryeipeshkvit të atëhershëm të Buenos Ajresit, vunë re një vazo plot me trëndafila të bardhë në një raft, përpara një fotografie të shën Terezinës, e cila vdiq kur ishte vetëm 24 vjeç, në vitin 1897, u shpall shenjte nga Papa Piu XI dhe Dijetare e Kishës nga Papa shenjt Gjon Pali II, në vitin 1997. “Kur kam ndonjë problem”, u pati shpjeguar dy gazetarëve Papa i ardhshëm, “i kërkoj shenjtes jo ta zgjidhë, por ta marrë në dorë dhe të më ndihmojë ta pranoj. Si sinjal, pothuajse gjithmonë, marr një trëndafil të bardhë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Varri i Papës Françesku

Kështu ndodhi edhe në muajt e parë të papnisë e pikërisht, në shtator 2013, kur Papa i pati ftuar besimtarët në lutje, në Sheshin e Shën Pjetrit, për paqen në Siri, e cila, në atë kohë, ishte në prag të humnerës së konfliktit të përgjakshëm, shkaktuar nga ISIS-i. Gjatë mbrëmjes së lutjes, u lexuan disa fragmente nga poezitë e Shën Terezës së Lisieux dhe Papa Françesku, duke u kthyer në Shtëpinë e Shën Martës, mori si dhuratë, papritmas, një trëndafil të bardhë, këputur nga një kopshtar në Kopshtet e Vatikanit.

Papa mori të njëjtën dhuratë disa ditë pas shtrimit të tij të fundit në Poliklinikën Gemelli për pneumoni nga të dyja krahët: një trëndafil të bardhë të shenjtes mistike, të paketuar, që vinte nga shtëpia në Lisieux. E mbante sipër komodinës, pranë shtratit të tij. “Shenjë”, edhe kjo, se Terezina e shoqëroi deri në çastet e fundit të jetës.

R.SH. – Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi kryesor
Para 15 minutash

Përplasje e dhunshme te Ministria e Arsimit, policia i ndjek te sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi k...

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet
Para 18 minutash

Protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionet

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 1 ore

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 1 ore

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 17 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 17 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 20 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.