Aida Hajnaj nis zyrtarisht punën, KLP: Mbështetje të plotë strukturës më të lartë të hetimit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka uruar suksese Aida Hajnajt, në nisjen e detyrës si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes një njoftimi për shtyp, KLP sqaron se në bazë të ligjit është bërë emërimi i Hanajt në këtë detyrë.

“Mbështetur në Kushtetutë dhe në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” dhe si rezultat i një procesi përzgjedhës shumë rigoroz dhe sfidues ku janë vlerësuar aftësitë profesionale , integritet si dhe aftësitë mendore e fizike të kandidatëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar me datë 30 Korrik 2020 zj. Vezaj (Hajnaj) në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një mandat 5-vjeçar me të drejtë riemërimi, duke filluar nga data 01 shtator 2020.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjen rastin për të shprehur mbështetjen e tij të plotë për strukturën më të lartë të hetimin në vend, e cila përmbyll me sukses procesin për ngritjen e institucioneve të reja për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe garantojnë zbatimin dhe funksionimin e reformës në drejtësi.”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?