AK: Kujdes nga tritoli dhe dy bandat qeveritare që po vrasin njëra-tjetrën

Aleanca KuqeZi ka reaguar shumë ashpër sot ndaj situatës krimit dhe alarmeve të përditshme për bomba në kryeqytet.

Në një apel që kjo lëvizje i drejton qytetarve theksohet se: " AK po monitoron me shumë shqetësim situatën e krimit dhe mungesën e rendit publik në Shqipëri. Dështimi i madh i qeverisë së kryeministrit të përkohshëm Edi Rama është futja në poste të larta e figurave më të inkriminuara në vend. Bombat dhe tritoli që po pushtojnë rrugët e Shqipërisë kanë krijuar panik,

pasiguri, frikë dhe rrezik për popullatën."

Aleanca KuqeZi ka gjetur një mënyrë ndryshë në opozitën e saj duke i bërë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që distancohen nga gangsterët e dy bandave minsitrore:

"- Kujdes nga dy bandat qeveritare që po vrasin njëra-tjetrën

– Ruhuni nga aktet terroriste dhe krimet masive

– Distancohuni dhe nga çdo individ apo objekt të dyshimtë që mund të jenë

bomba shpërthyese

– Qëndroni larg restoranteve ku darkojnë ministrat gangster shqiptar

– Atentatet e bandave të ministrave sapo kanë filluar dhe do zgjasin për

sa kohë të jenë në pushtet.

– Një pjesë e policisë nuk ju mbron pasi janë pjesë e bandave kriminale

– Kryeqyteti Tirana ka rrezik të lartë për jetën, familjen. pronën dhe ka

më shumë atentate se në luftën e dytë botërore."

Ndër të tjera Aleanca KuqeZi shprejt qartazi se i gjithë populli duhet ta dijë që kriminelët kanë veshur kollare dhe kostum ministrash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?