Akademia e Arteve ndriçohet me flamurin e Greqisë, Veliaj uron grekët për festën e Pavarësisë 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron shtetin fqinj, Greqinë për festën e Pavarësisë me një foto ku duket flamuri grek i vendosur në shenjë nderimi në Akademinë e Arteve te sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet.

“Pas urimit të veçantë nga Athina për festat e Nëntorit, si fqinj të mirë, edhe Tirana i uron të gjithë qytetarëve grekë 🇬🇷, gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan Veliaj në Twitter.

Në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë shatërvani në sheshin Omonia në Athinë u “vesh” me ngjyren e kuqe në nderim të Dites se Pavaresise të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?