AKEP hap garën, per katër frekuencat e shërbimi GSM të telefonisë celulare

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur garën për shpërndarjen e katër frekuencave në brezin 900 Mhz, frekuenca që mund të përdoren për shërbimet GSM të telefonisë celulare.

Sipas njoftimit zyrtar të AKEP, çmimi minimal për secilën nga frekuencat në garë do të jetë 200 mijë euro. Vlera e ofruar do të jetë kriteri i vetëm i vlerësimit të ofertave. Ndersa ndarja e frekuencave do të bëhet me tre raunde vlerësimi, për të krijuar mundësinë që të gjithë operatorët të përfitojnë frekuenca të reja.

Sipas rregullores, çdo operator nuk mund të përfitojë më shumë se një frekeuncë për çdo raund ofertash dhe jo më shumë se tre frekuenca gjithsej. Në të njëjtën mënyrë u veprua për ndarjen e gjashtë frekuencave të reja në brezin 1800 Mhz, ku, pas hapjes së ofertave, kompanitë “Vodafone Albania”, “AMC” dhe “Albtelecom” të përfitojnë secila nga dy frekuenca.

SHKARKO APP