AKIP letër Nishanit: Mos e dekreto ligjin e mbetjeve!

Vetëm pak ditë pas miratimit në parlament të ligjit të mbetjeve, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) i është drejtuar me një letër të hapur Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, duke i kërkuar të mos i dekretojë këto ndryshime dhe të verifikojë procedurat joligjore që janë ndjekur.

Sipas tyre, ky ligj u procedua me procedura të përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë.

LETRA:

Swiss Digital Desktop Reklama

“I nderuar Zoti President,

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne si përfaqësues të AKIP Shqipëri, ju shprehim shqetësimin tonë të madh në lidhje me aprovimin më së fundmi të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ndryshime të cilat lejojnë Importimin e Mbetjeve nga vendet e huaja drejt Shqipërisë.

Ky ligj u procedua me procedura te përshpejtuara, në mungesë totale informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë.

Përgjatë gjithë Progres Raporteve te viteve të fundit Bashkimi Europian i ka kushtuar vëmendje të veçantë problemeve të rënda në fushën e mjedisit në Shqipëri. Pikërisht në përgjigje të këtyre Raporteve dhe aspiratave që ushqen shteti shqiptar për anëtarësimin në BE janë hartuar Relacione (Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Integrimit) ku garantohet se aplikimi i :

Konventës së Aarhusit

Ligjit Për të drejtën e Informimit

Ligjit Për Njoftimin dhe Konsultimin publik.

Ligjit Për mbrojtjen e mjedisit

Ligjit Për vlerësimin e ndikimit në mjedis

Etj

I kanë garantuar qytetarët shqiptarë zbatimin e tre shtyllave që janë detyrim ligjor në fushën e mjedisit, këto tre shtylla janë :

a) Aksesi në informacionin mjedisor

b) Akses në vendim-marrjen mjedisore

c) Akses në drejtësi për çështje mjedisore.

Të gjitha këto akte dhe procedura ligjore janë shkelur në mënyrë flagrante përgjatë procedurave të kalimit të ndryshimeve në Ligjin Nr.10 463 date 22.09.2011 “ Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Për këtë arsye, Ju drejtohemi Ju, si simbol i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe konform kompetencave Kushtetuese që Ju ushtroni, të mos dekretoni këto ndryshime dhe të verifikoni procedurat jo ligjore që janë ndjekur.

Me besim dhe shpresë në Vendimmarrjen Tuaj qytetare,

Me respekt për AKIP Shqipëri

Kozara Kati

Andi Tepelena

Brizida Gjikondi

Lavdosh Ferruni

Gjergji Erebara

Aldo Merkoci

Elsa Ballauri

Elian Tanini

Arlind Kote

Besjan Pesha

Ervin Goci

Do vlerësonim edhe një konsultim dhe bashkëbisedim publik me Ju”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?