AKIP: Të dielën protestë kundër importit të plehrave

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të Aleancës Kundër Importit të Plehrave në vazhdën e përpjekjeve të tyre për të ndaluar importin e plehrave në vend njoftojne zhvillimin e protestave kundër nismës së qeverisë.

AKIP përmes rrjeteve sociale njofton se protesta e radhës do të mbahet pasditen e së dielës tek sheshi tek Piramida në Tiranë, në krah të godinës së Kryeministrisë.

Organizatorët i bëjnë apel qytetarëve, sidomos atyre që morën pjesë në protestën e pak javëve më parë që të marrin sa më shumë njerëz me vete në Kocertin-Protestë, në mënyrë që kësaj beteje qytetare tio bashkohen sa më shumë njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Protesta vazhdon! #JoImportitTePlehrave. Të dielën te Piramida në orën 18:00 në një Koncert-Protestë së bashku me artistët Elina Duni, Eda Zari dhe miqtë e tyre.  Ata që ishin herën e parë të marrin me vete edhe nga një mik. Ata që janë larg të na mbështesin online duke shpërndarë mesazhet. Kjo është një betejë qytetare! Nëse bashkohemi do fitojmë”- thuhet në njoftimin e shoqërisë civile të shpërndarë përmes rrjeteve sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?