Akoma gjëndja është alarmante në traget

Prej mëse 15 orësh trageti “Norman Atlantic” me mbi 300 persona ende në bordin e tij, qëndron në flakë në det të hapur, rreth 20 milje larg Durrësit. Trageti me 478 persona në bord, 25 prej të cilëve shqiptare, u nis nga Igumenica e Greqisë me destinacion Ankonën në Itali dha alarmin SOS rreth orës 04:30 të mëngjesit kur në katet e poshtme të anijes, në garazh u përhapën me shpejtësi flakët e zjarrit, për shkaqe ende të papërcaktuara.

Mbi 160 persona kanë arritur të evakuohen nga një super-operacion shpëtimi që përfshiu jo vetëm autoritetet italiane dhe greke, por edhe ato shqiptare. Por fatkeqësisht, gjatë operacionit të shpëtimit rreth orëve të pasdites, një shtetas grek humbi jetën, duke shënuar viktimën e parë të kësaj tragjedie në det. Viktima, ende e paidentifikuar, u gjet në det të hapur nga “Butrinti”, anija shqiptare që mori pjesë në operacion-shpëtimin.

Rreth orës 18:30 trageti është bllokuar nga tre rimorkiatorë, ndërsa shpëtimi i jetëve që ndodhen ende në bord do të mundësohet vetëm përmes helikopterëve, pasi dallgët e mëdha që arrijnë deri në 8 ballë e bëjnë të pamundur operacionin përmes anijeve të shpëtimit. Vetëm kur të gjithë pjesëtarët në bord të jenë shpëtuar 8maksimumi 5 e nga 5 me helikopter, atëherë trageti do të tërhiqet me rimorkiator për t’iu drejtuar më tej Brindisit në Itali. 

Akoma situata eshte alarmante

SHKARKO APP