Aksi Korçë-Ersekë, i papërfunduar pas 3 vite e gjysmë punime

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për projektet e rrugëve që nuk kanë përfunduar në këto tre vjet, edhe pse me financime gati. Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji iu referua rrugës Korcë Ersekë, që e inspektoi nga afër dhe deklaroi se mungesa e saj pengon 20 mijë banorët e zonës që të dërgojnë në treg prodhimet e tyre apo të presin turistë. Sipas Salianjit, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe synon pasurimin e saj.

Partia Demokratike akuzon qeverinë se qindra projekte infrastrukturore që kanë gati projekt dhe financimin nuk janë përfunduar në këto 3 vjet. Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji ishte pranë rrugës nacionale Korçë-Ersekë e cila ndodhet në punime prej 3 vitesh e gjysëm por ende nuk ka përfunduar.

Kjo rrugë nacionale që lidh më shumë se 20 mijë banorë të rrethit të Kolonjës me Korçën mbetet një prioritet për këta banorë, të cilët në mungesë të saj kanë vështirësi për t’i dërguar produktet bujqësore në treg apo për të pritur turistë në një nga zonat më të bukura të vendit. Salianji tha se kjo qeveri nuk ka prioritet qytetarët por vetëm interesat e saj të ngushta të një klani që po pasurohet me vjedhjen e taksave të shqiptarëve dhe narkotrafik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Salianji: Qeveria dhe Edi Rama, pavarësisht se ka gjetur projekte të gatshme, pavarësisht se janë lënë qindra projekte të financuara nga qeveria e mëparshme, nuk di dhe nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturë. Sot jemi në një nga rrugët e Shqipërisë e lënë e gatshme me projekt dhe financim të cilën Edi Rama nuk e ka përfunduar ndonëse afati i përfundimeve ishte në Qershor dhe sot vazhdon të jetë në këtë gjendje të mjeruar. Kjo rrugë vijon të jetë kosto për më shumë se 20 mijë banorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemet me rrugën Korcë-Ersekë i ka evidentuar edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Ersekës, Viktor Dura, i cili deklaroi se mungesa e saj ka shkatërruar ekonominë e banorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?