
Një tjetër aksident me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Yrshekut, ku makina ka përplasur një motor. Viktimë e aksidentit ka mbetur një 21-vjeçar me motor, i cili është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçar.