Aksident i frikshëm në Lushnjë, Policia e habitur si shpëtoi shoferi (VIDEO)

Një shofer që drejtonte mjetin me targë AA318NR, që udhëtonte në drejtim të Lushnjës është përplasur me barrierat anësore të autostradës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm dëmtime të lehta, ndërsa mjeti tip Opel është shkatërruar plotësisht.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnjë në vendin e quajtur Rotondo e Kolonjës. Edhe pse përplasja ka qenë e fortë drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mrekullisht.

Vendi ku ndodhi dhe aksidenti i sotëm është njolla e zezë e rrugëve të vendit ku muajt e fundit ka marrë dhe jetë njerëzish, ndërsa policia rrugore, e cila ishte në vendngjarje për të kryer veprimet proceduriale mbeti thuajse e shokuar sesi ka mundur që shoferi të mos plagoset. Sipas tyre në raste të ngjashme aksidente të tilla janë shoqëruar me viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Aksident i frikshëm në Lushnjë, shpëton për mrekulli shoferi

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?